
Shoqata “Bereqeti” dega në Mitrovicë po iu del afër edhe familjeve rome në Mitrovicë, shkruan Mitropol.
Kjo shoqatë sot ka dërguar një furgon me rroba në këtë lagje duke iu qëndruar afër familjeve në nevojë.
Lajmin për shpërndarjen e rrobave e kanë bërë vetë përfaqësuesit e kësaj shoqate përmes postimit në facebook.
Postimi i plotë:
Sot, dega e shoqatës tonë ka dërguar në lagjen Fidanishte, një furgon me rroba.
Kjo lagje është e banuar kryesisht nga komuniteti RAE, kur dihet se ky komunitet ka nevojë më të madhe për përkrahje.
Rrobat do të shpërndahen nëpërmjet këshillit të xhamisë së lagjes Fidanisht, këto rroba janë donacion nga qytetarët tanë nëpërmjet zyrës sonë.
Bamirës, Zoti ju shpërbleftë…!








