Gjest human nga grupi “Marakli të Kerreve” – dhurojnë dy karroca elektrike për njerëzit në nevojë tek “Jetimat e Ballkanit”🦽

Grupi i njohur “Marakli të Kerreve” edhe këtë herë ka treguar zemërgjerësinë dhe përkushtimin e tyre për të ndihmuar personat në nevojë, shkruan Mitropol.
Ata kanë dhuruar dy karroca elektrike, të cilat do t’u lehtësojnë ndjeshëm përditshmërinë përfituesve.
Dhurimi i këtyre dy karrocave nuk është gjesti i parë human nga ky grup për shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, pasi që ata janë donatorë të rregullt të shoqatës.
Ky gjest i tyre është edhe një dëshmi se bashkëpunimi i vazhdueshëm ndërmjet individëve të vullnetit të mirë dhe organizatave humanitare mund të sjellë ndryshime të prekshme në jetën e njerëzve.







