
Shoqata “Bereqeti”, dega në Vushtrri, gjatë ditës së sotme ka realizuar një aksion humanitar për disa familje nevojtare të qytetit, shkruan Mitropol.
Kjo shoqatë ka ndarë 4 shporet të dimrit, të cilat do të përdoren për tu ngrohur gjatë stinës më të ftohtë të vitit.

Shoqata ka bërë thirrje që nëse dikush nga qytetarët dëshirojnë të kontribuojnë në këto nisma humanitare, të kontaktojnë përfaqësuesit e shoqatës përmes numrit të telefonit: 044701072 dhe 044189539
Njoftimi nga shoqata:
Aktivitetet tona janë të vazhdueshme
Me afrimin e stinës së dimrit rritet nevoja që tu dalim në ndihmë familjeve me asistencë sociale, andaj shoqata jonë ka bërë shpërndarjen e 4 shporetave për familjet në nevojë.
U jemi mirënjohës të gjithë bamirësve të cilët po kontribuojnë në lehtësimin e gjendjes sociale të familjeve në nevojë.
Të gjithë ata që duan të bashkohen me ne që tu dalin në ndihmë familjeve në nevojë mund të drejtohen në zyrat tona ose të kontaktojnë në numrat e telefonit 044701072 dhe 044189539








