Gjest shembullor: Mitrovicasi gjen 50 euro tek NLB Bank pranë “Broja Market”, fton pronarin të lajmërohet

Një qytetar mitrovicas ka treguar shpirtin e madh të mitrovicasve me një gjest shembullor.
Ai ka njoftuar redaksinë e Mitropol se ka gjetur shumën prej 50 eurosh pranë bankës NLB në Mitrovicë.
Ai ka thënë se e di saktë ditën kur i ka gjetur paratë, mirëpo në mënyrë që të identifikojë saktë pronarin, pret nga vet pronari t’i tregojë se kur i kanë humbur paratë.
“A ka mundësi mos me e shpallë datën e saktë, nuk po e tregoj për shkak që mos të keqpërdoren nga dikush i pandërgjegjshëm”, tha qytetari për Mitropol.
Ai tha se pronari i shumës mund t’i lajmërohet vet atij në numrin e telefonit: 049213352./Mitropol/








