Pellini
02KOSOVËLAJME

Gjobiten kombi-busët që bartin udhëtarë nga Mitrovica në Prishtinë

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Prishtinës ka gjobitur kombi-busët që bartin udhëtarë nga Prishtina në Mitrovicë e Vushtrri dhe anasjelltas.

Siç ka njoftuar Komuna, gjatë inspektimit janë hasur persona që ushtronin ilegalisht transportin e udhëtarëve dhe që po qëndronin në hapësira jo të parapara për qëndrim të mjeteve transportuese të udhëtarëve.

Medi

“Të gjithë atyre që janë kapur në shkelje të ligjeve dhe rregulloreve komunale, Drejtoria e Inspekcionit ka shqiptuar gjoba mandatore dhe njëherësh ka kërkuar që shkeljet e tilla të mos përsëriten”, thuhet në njoftim.

Koha