Premium Store
LAJME

Gjykata e Hagës ia ndalon të drejtën Fahri Fazliut ta takojë të atin


Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fadil Fazliu, po mbahet në paraburgim në Hagë nën akuzat për pengim të drejtësisë,shkruan Mitropol.

Prej gati një viti, djali i tij, Fahriu, thotë se nuk i lejohet as të komunikojë dhe as ta takojë të atin, dhe e quan këtë si një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut .

Ani pse familjarët e tjerë gëzojnë të drejtën për ta takuar dhe për të komunikuar me të atin e tij, Fahriu thotë se nuk e kupton arsyen pse po i mohohet kontakti me babanë.

“Në dhjetor kur kemi kërkuar si familje të shkojmë ta vizitojmë më nënën, vëllain dhe motrën, më është kkthyer email nga Dhomat e Specializuara që “nuk mundesh ta takosh, as në mënyrë fizike, as përmes videolidhjes, dhe asnjë arsyetim i vetëm nuk ka qenë pse unë nuk kam të drejtë ta takoj babin tim”, shtoi tutje ai.

Koha