Medi
LAJME

Gjykata Kushtetuese: Kërkesat e PDK-së dhe LDK-së janë ende në procedim



Derisa subjektet politike janë ende në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për kërkesat e LDK-së dhe PDK-së lidhur me interpretimin kushtetues rreth komisionit për votim të fshehtë të kryeparlamentarit, kjo gjykatë ende nuk ka filluar shqyrtimin e tyre, shkruan Mitropol.

Sipas Sekretarit të përgjithshëm të Gjykatës, Veton Dula këto lëndë ende janë në procedim.

Ndërkohë, Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar më 3 korrik në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së veprimeve të ndërmarra gjatë seancës konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të mbajtur më 29 qershor dhe vazhdimet e saj më 1 dhe 3 korrik 2025.

Ndërkaq, LDK më 4 korrik dorëzoi një kërkesë të veçantë në Kushtetuese, dhe vazhdon që të kundërshtojë vazhdimin e seancës konstituive pas aktgjykimit të kësaj gjykate.

Ngërçi institucional nuk zgjidhet me veprime të njëanshme, por me dialog, respekt për Kushtetutën dhe konsensus politik” është shprehur zyrtari i LDK-së, Shkëmb Manaj.
Pas bllokadës së krijuar në Kuvend tash e disa muaj, nesër do të pasohet me një përpjekje të re për konstituimin e Kuvendit, derisa afati për përfundimin e seancës konstituive, i përcaktuar nga Kushtetuesja, vetëm sa po afrohet.

Premium Store