Premium Store
02LAJME

Gjykata lë në arrest shtëpiak shoferin e dyshuar për aksidentin ku vdiq 23-vjeçari në Veri

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka marrë vendim për shoferin që u ndalua para disa ditësh, i cili dyshohet se shkaktoi aksidentin me fatalitet në Zubin Potok, ku vdiq një 23-vjeçar.

Ndaj tij është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 30 ditësh, thonë burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë.

London

Ai po dyshohet se ka shkaktuar aksidentin që ndodhi më 24 korrik, pas mesnate, ku humbi jetën i riu si pasojë e përplasjes së automjeteve.

Shoferi i cili ishte në gjendje të dehur momentin që dyshohet se shkaktoi aksidentin, me urdhër të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor tek para dy ditësh pasi deri më sot po trajtohej në spital, për shkak të lëndimeve të marra në aksident.

Koha