Aurora Group
02LAJME

Gjykata merr vendim për nxënësin që dyshohet se theri me thikë një 15-vjeçar në Mitrovicë

Mesditën e së enjtes, në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Shipol të Mitrovicës kishte ndodhur një përleshje mes disa nxënësve të shkollës fillore të mesme të ulët ‘Fazli Grajqevci’. Në rrahjen mes tyre përpos grushteve u përdorën edhe mjete të mprehta, me ç’rast një i mitur kishte mbetur i therur me thikë, raporton Sinjali.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se ndaj të dyshuarit Y.U., 15-vjeçar, është parashtruar kërkesë për caktimin e masës së sigurisë në Gjykatën kompetente.

London

Mësohet se i mituri dje ka dalë para gjyqtarit të procedurës paraprake dhe të njëjtit i është caktuar masa e arrestit shtëpiak.

Duhet theksuar se “Mitropol” ka raportuar për rastin ekskluzivisht.

Ndryshe, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në afërsi të shkollës “Fazli Grajqevci”, ku pas një mosmarrëveshjeje dy nxënës kanë sulmuar një tjetër, të cilin e kanë goditur me thikë dhe për pasojë ka marrë lëndime të rënda trupore.

Viktima është një 15-vjeçar, i cili fillimisht është trajtuar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, por për shkak të gjendjes serioze është transferuar në QKUK.

Dukato 1