Aurora Group
02LAJME

Gjykata merr vendim për të dyshuarin që sulmoi seksualisht të miturën në Mitrovicë

Gazeta Sinjali sot raportoi për një rast të sulmit seksual që ka ndodhur në Mitrovicë, e ku viktimë është një vajzë e mitur. I dyshuari është arrestuar dhe ndaj të njëjtit Prokuroria ka bërë kërkesë për caktimin e masës së sigurisë.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Gjykatës Themelore në Mitrovicë bëjnë me dije se 22-vjeçari sot ka dalë para gjyqtarit të procedurës paraprake. Sipas të njëjtave burime, Gjykata ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Active

22-vjeçari dyshohet se ka pasur raport intim me një 15-vjeçare, e cila së fundi u raportua e zhdukur nga familja e saj.

Active