Medi
LAJME

Gjykimi kundër “Bagerit”, dëshmitari thotë se Bujar Shabani ia shfrytëzoi emrin dhe diplomën pa dijeninë e tij

Dëshmitari Arben Vranovci në gjykimin ndaj të akuzuarit Bujar Shabani, drejtor i kompanisë ‘Bageri’, tha se ky i fundit ia kishte shfrytëzuar diplomën dhe emrin pa dijeninë e tij.

Dëshmitari Vranovci tha se kishte përfunduar studimet në Universitetin e Prishtinës për Ndërtimtari dhe Arkitekturë. Ai tha që gjatë studimeve ka qenë në një grup shoqërie, ku në atë grup ka qenë edhe nipi i tani të akuzuarit Bujar Shabani, i cili quhet Meriton, raporton ‘Betimi për Drejtësi’.

Active 1

“Ne si grup i kemi pasur numrat e njëri-tjetrit, Meritoni e ka ditur që unë kam diplomë universitare të Fakultetit të Ndërtimtarisë. Ai ka biseduar me tani të akuzuarin dhe ia ka dhënë numrin tim, pastaj Bujari më ka kontaktuar, i njëjti më ka thënë që ka interes në diplomën time dhe unë i tregoj që jetoj në Norvegji ndërsa në Kosovë vij vetëm gjatë pushimeve verore”, rrëfeu dëshmitari Vranovci.

Active