Aurora Group
LAJME

Gjyqtari i Speciales: Mund të japim edhe dënime me burg të përjetshëm

Gjyqtari i Dhomave të Specializuara të Hagës, Kai Ambos, ka theksuar gjatë shpalljes së vendimit të Pjetër Shalës, se mund të japin edhe burgim të përjetshëm, shkruan Mitropol.

Kjo bie në kundërshtim të plotë me aktgjykimet e Gjykatave në Kosovë, ku dënimi më i lartë nuk shkon mbi 15 vjet.

” Paneli i Apelit gjykon se duke pasur parasysh aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin Mustafa, shakllëzimi më i butë i dënimit sipas legjislacionit vendor është 5 deri në 15 vjet burgim në pajtim me Kodin Penal të Jugosllavisë, të ndryshuar me rregulloren e UNMIK-ut” u shpreh ai.

Ambos gjithashtu theksoi se nuk është bërë ndonjë shkelje e parimit të ligjshmërisë lidhur me dënimet.

“Së dyti, në lidhje me faktorët që u morën parasysh, Paneli i Apelit, gjykon se z.Shala nuk evidentoi gabime dhe rrëzon kundërshtimet me to. Sa i takon argumentit të z.Shala se ai nuk kishte rol udhëheqës në FMK, Paneli i Apelit konstaton se trupi gjykues gaboi kur nuk i dha peshë se z.Shala nuk kishte rol komandues në vrasjen e paligjshme. Paneli rrëzon të gjitha pretendimet e tjera për faktorët lehtësues” është shprehur ai

Tripika
Weelnes