Gjyqtarja i përjashton nga salla e gjykimit frizerin “Rizza” dhe ish kryetarin e Vushtrrisë, tani avokat Xhafer Tahiri

Sot është mbajtur seanca kundër 11 personave, për rastin e hudhjes në granatave tek frizeri mitrovicas “Riza” dhe para lokaleve të “Missini Sweets”, shkruan “Mitropol”.
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në mars të këtij viti të akuzuarit Lundrim Beqiri, Bekë Salihaj, Adhurim Krasniqi, Valdrin Beqiri, Arianit Pllana, Kreshnik Kurti, Fidan Cakolli, Adnan Murtezi, Gentrit Ismajli, Diar Raçi dhe Egzon Cakolli u deklaruan të pafajshëm lidhur me akuzën se si grup kriminal, në qershor 2022 hodhën granata dore në lokalet “Missini” dhe “Rizza Hair Sallon”.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, kishte ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër tyre për veprën e lartëcekur.
Ata akuzohen për veprat penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “detyrim”.
Po ashtu, ndaj të pandehurit Arianit Pllana ishte ngritur aktakuzë edhe për veprën penale “Deklarimet e rreme”.
Rasti ka të bëjë vepren penale të kryer gjatë muajit qershor të vitit 2022, ku kemi pas hedhje të mjeteve shpërthyese – granatave të dorës në lokalet e “Riza hair Sallon” në Prishtinë dhe “Missini Sweets” në Mitrovicë ku pas një pune intensive hetimore të Prokurorisë Speciale, ishte arritur deri tek zbulimi i kryerësve të veprave penale të lartcekura, si dhe, arrestimi i tyre.
Gjatë seancës gjyqësore pati disa reagime të pakulturuara nga ana e frizerit që në këtë rast ishte viktimë dhe mbrohej nga avokati, ish kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.
Pasi që Rizza kishte folur pa ju dhënë fjala dhe mos reagimit të avokatit, gjyqytarja u detyrua ta përjashtoj frizerin mitrovicas.
Në seancë ndodhej edhe pronari i Missini Sweets, Lindrit Misini i cili vazhdoi qëndrimin në sallë.
Reagimi i Tahirit ishte mjaft i ashpër ndaj gjyqtares dhe trupit gjykues duke kërkur edhe përjashtimin e kryetares.
Më poshtë gjeni videon








