Medi
02LAJME

Grabitje me armë zjarri në “Alfa Trade” në Mitrovicë, hajni vjedh pazarin ditor të pompës

Pompa e derivateve “Alfa Trade” në Zhabar të Mitrovicës ka qenë cak i hajnave natën e mbrëmshme.

Burime të “Mitropol” kanë njoftuar se një hajn i maskuar e me armë zjarri në dorë është futur brenda pompës dhe ka kërcënuar punëtorin e pompës.

Tripika

I njejti siç mëson “Mitropol” është arratisur me shumë prej 300 eurosh që ka vjedhur në këtë biznes.

I dyshuari për rastin e grabitjes ndodhet ende në arrati.

Kujtojmë se “Mitropol” kishte raportuar për një grabitje të tillë me maska në Alfa Trade edhe më 7 dhjetor 2021.

Weelnes