Grabitje në një market në Obiliq – E shtyn punëtorin- merr 300 euro dhe ikën në këmbë

Shtëpitë, bizneset e ndryshme në Kosovë dhe hapësirat tjera publike janë shumë shpesh cak i hajnave, të cilët shpeshherë kryejnë vjedhje të shumëta, shkruan Mitropol.
Kështu ka ndodhur edhe në fshatin Obiliq, ku një person ka hyrë në një market, ka shtyrë punëtorin,e më pas ka rrëmbyer një shumë parash nga arka, dhe është larguar në këmbë.
Rasti dyshohet të ketë ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme rreth orës 21:30.
Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë intervistuar dëshmitarët dhe kanë nisur hetimet për identifikimin e autorit.
Rasti është iniciuar si “Grabitje” dhe hetimet janë në zhvillim.







