Pellini
LAJME

Green Fest sjell në Mitrovicë yjet kosovarë të muzikës: Armend Rexhepagiqi, Ylli Limani dhe DJ Ahmet Kilic

 

Green Fest 2025 do të paraqesë një program emocionues performancash në Mitrovicë, shkruan Mitropol.

Aurora Group

Këtë vit, edicioni i 15-të i Green Fest do të sjellë disa nga artistët më të dashur dhe dinamikë të rajonit.

Më 14 Gusht, netët muzikore do t’i hapë këngëtari legjendar, Armend Rexhepagiqi, duke sjellur një natë plot me emocione për publikun.

Ndërkaq, më 15 Gusht Mitrovicën do ta elektrizojë zëri i magjishëm i Yll Limanit me këngët e tij që i gjithë publiku i preferon.

Netët muzikore do t’i përmbyllë më 16 Gusht, Ahmet Kilic, duke kombinuar ritmet house dhe elektronike për një përvojë të paharrueshme vallëzimi.

Krahas këtyre personazheve kryesorë, festivali paraqet edhe performanca nga grupi Offchestra, të njohur për bashkimin e tyre orkestral që ndryshon zhanret dhe Gipsy Groove, të cilët sjellin një përzierje shumëngjyrëshe dhe ritmike të këngëve.

Weelnes