Gropa që po “shkatërron” gomat e veturave në qendër të Mitrovicës, kërkohet intervenimi i Komunës

Në qendër të qytetit të Mitrovicës është një gropë e cila po shkakton pengesë për automjetet që po e frekuentojnë rrugën afër Kishës, shkruan Mitropol.
Banorët ankohen se kjo gropë e cila gjindet pikërisht në hapsirën e ujëmbledhësit, është tash e sa kohë.
Ata theksojnë se pengesën më të madhe këtu e kanë veturat, gomat e të cilave dëmtohen rëndë me të pasur kontakt me këtë gropë.
Qytetarët kanë kërkuar nga Komuna që të ndërhyjë sa më shpejt në sanimin e problemit. /Mitropol/








