
Midis qytetit të Mitrovicës, konkretisht tek lagjia e njohur si lagjia e “Argjendarëve”, është hapur një gropë që po i dëmton gomat veturave, shkruan Mitropol.
Për këtë gropë janë ankuar banorët e zonës dhe vozistësit e veturave, të cilët kritikojnë komunarët për papërgjegjësi.

Sipas qytetarëve kjo gropë ekziston aty tash e disa javë, dhe ende askush nuk ka intervenuar për ta rregulluar hapsirën e asfaltit. /Mitropol/








