
Një grua dyshohet të jetë vetëvrarë në afërsi të furrës “Qerimi” në Prishtinë, diku rreth 100 metra larg furrës, në rrugën “Enver Maloku”, raportoi “Mitropol” duke u thirrur në burime.
Vdekja tashmë është konstatuar edhe nga ekipet e emergjencës, siç dhe këtë e konfirmoi edhe Policia e Kosovës.
Gruaja e vetëvrarë dyshohet të jetë rreth moshës 30 vjeçare.
”Mitropol” mëson se e njejta ka tentuar të vetëvritet edhe katër herë të tjera gjersa kreu vetëvrasjen kësaj here.
Dyshohet se vetëvrasja u krye me një mjet të ftohtë të mprehtë, gjersa prokurori i Krimeve të Rënda ndodhet në vendin e ngjarjes./Mitropol/







