
Një grua nga Vushtrria është goditur nga një veturë në lëvizje me targa vendore rreth orës 18:48 në rrugën Nacionale në Vushtrri, shkruan Mitropol.
Për këtë aksident dje u raportua në të gjitha mediet në vend, gjersa gjendja shëndetësore e gruas së goditur nuk dihej.
Policia e Kosovës në raportin 48 orësh ka konfirmuar sot se viktima ka pësuar lëndime trupore, andaj ajo fillimisht ka pranuar trajtim mjekësor në emergjencën e Vushtrrisë e më pas është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.
“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.”, thuhet në raportin e Policisë./Mitropol/








