Medi
LAJME

Gruda: Pushteti po tallet me qytetarët


Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka vlerësuar se PDK-ja ka treguar përgjegjësi shtetërore në procesin e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, shkruan Mitropol.

Ai ka bërë me dije se në këtë proces kjo parti e ka ofruar pa asnjë kusht votën për kryetar Kuvendi nga LVV.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se PDK-ja ka me vetëm një kriter moral, që kandidati të mos ketë qenë pjesë e kabinetit Kurti.

“Për pasojë, Kuvendi ka mbetur i pakonstituuar për më shumë se gjashtë muaj, një dëshmi e qartë se bllokada e institucioneve nuk vjen nga opozita, por nga vetë pushteti”, ka shkruar tutje Gruda.

Premium Store