Grupi i tivozëve “Torcida” bëhet me objekt të ri për fan shop-in e tyre

Grupi i tifozëve “Torcida” tashmë do të ketë një hapësirë të re për fan shop-in e tyre, shkruan Mitropol.
Lajmin e ka bërë të ditur nënkryetari dhe kandidati për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri përmes një postimi publik në rrjete sociale.
Tahiri theksoi se Komuna e Mitrovicës do të vazhdojë mbështetjen e tyre për tifozërinë dhe sportin në Mitrovicë.
Postimi i plotë:
Nga sot, Fan Shop-i i tifozërisë mitrovicase ka objektin e vet. Si një nga ata që jam rritur me Torcidën, e vizitova për t’i uruar dhe për t’u pajisur me disa simbole që të jem gati për sezonin e ri.
Si Komunë kemi ndarë hapësirën që tifo-grupi i parë shqiptar ta ketë lokacionin e vet për organizim më të mirë dhe më të lehtë.
Mbështetja jonë për sportin dhe tifozërinë s’ka munguar dhe do të vazhdojë.
Urime!⚫🟢⚒️






