Active 2
LAJME

Guerot: Bllokimi aktual po dëmton Kosovën – zgjidheni çështjen para afatit kushtetues


Ambasadorët e shteteve perëndimore të akredituar në Kosovë, morën pjesë sot në seancën konstituive të Kuvendit – që sërish nuk prodhoi rezultat, shkruan Mitropol.

Në mesin e tyre ishte edhe ambasadori i Francës, Olivier Guerot.

Ai përmes një postimi në platformën “X” ka shprehur shqetësimin për ngërçin politik në vend.

Guerot u bëri thirrje të gjitha palëve politike që të veprojnë sa më parë, për shkak se afati i vendosur nga Gjykata Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit skadon të shtunën.

Reagime të ngjashme kanë ardhur edhe nga ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, ai i Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, si dhe shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav.

Të gjithë kërkuan zgjidhje urgjente dhe reflektim institucional para se situata të hyjë në një fazë të paparashikueshme

Active 1