Gypat e kanalizimit në Bair lihen në gjendje të tmerrshme, kanalizimi rrjedh brenda objekteve

Ndërtesat të cilat ndodhen përballë xhamisë së Bairit po kanë shumë telashe për banorët e tyre, shkruan Mitropol.
Në parkingun e banesave ka filluar të rrjedhë gypi i kanalizimit përbrenda. Sipas banorëve kjo ka bërë që e tërë banesa të kundërmojë erë kanalizimi.

Banorët kanë thënë për “Mitropol” se po përjetojnë probleme të brendshme për shkak të problemeve me gypat jashtë.
Një nga banorët thotë se gypi prej nga po ka rrjedhje dyshohet se është shtypur nga ndonjë makinë e rëndë, gjersa intervenimet e përkohshme në te s’po kryejnë punë. Ai ka theksuar se punëtorët edhe pse me vonesë, kanë qenë dhe e kanë rregulluar gypin disa herë, mirëpo për 2-3 ditë gypi po bllokohet sërish.
Sipas banorëve, nëse gypi i kanalizimit nuk ndërrohet tërësisht, ndërtesa aty do pluskojnë nga jashtëqitjet./Mitropol/
KËTU KENI VIDEOT E GJENDJES BRENDA NDËRTESËS: ⬇️







