Hajnat tentojnë t’i vjedhin anësoret nga hekuri të urës së improvizuar në Tunelin e Parë

Gjatë natës së mbrëmshe grabitësit kanë demoluar anësoret nga hekuri të urës së improvizuar në Tunel të Parë, shkruan Mitropol.
Këto anësore ishin të vendosura aty për sigurinë e banorëve dhe fëmijëve të vegjël.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Malsorët”, ku grabitësit zgjodhën kohën e natës për të vepruar, me gjasë që anësoret t’i shisnin për hekur.
Mirëpo, duket se ata dështuan në qëllimin e tyre, pasi në fotografinë që siguroi Mitropol anësoret shihen ende aty.
Komuna e Mitrovicës ka filluar të jetë e pasigurt për qytetarët, pasi kohëve të fundit janë raportuar shumë raste të vjedhjeve./Mitropol/








