Hamdi Shartari, pas dekadash në Suedi, nuk mori asgjë nga kultura e atij vendi përveç financave – akuzon Zemajn për vrasjen e axhës në Kosovë pa asnjë fakt

Gazetarja Fatbardha Krasniqi ka reaguar ndaj deklaratave të Hamdi Shartarit nga Mitrovica, i cili kishte emigruar në Suedi në vitin 1988 dhe aktualisht përfiton një pension të parakohshëm, ndërsa pjesën më të madhe të kohës e kalon në Mitrovicë.
Krasniqi ka theksuar se, pavarësisht se Shartari ka jetuar për shumë vite në një vend si Suedia, ai duket se nuk ka përfituar asgjë nga kultura dhe vlerat e atij shteti, përveç përfitimeve financiare.
Gazetarja e ka cilësuar “të frikshme” mënyrën se si Shartari akuzon dikë për një krim të rëndë, duke aluduar se Armend Zemaj ka vrarë Tahir Zemajn.
Ajo ka apeluar që akuza të tilla të mos normalizohen, pasi sipas saj, injorantët – veçanërisht ata që jetojnë në diasporë – i marrin si të mirëqena. Krasniqi ka bërë thirrje që persona të tillë të denoncohen dhe të mbajnë përgjegjësi për deklarata të rënda dhe për nxitje të dhunës.








