Medi
02KOSOVËLAJME

Hamza i jep mbështetje listës për asmablenë komunale: Mitrovica duhet të udhëhiqet nga Arian Tahiri, i cili qytetin e ka në zemër dhe qytetarin në mendje

 

Kryetari aktual i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka deklaruar se lista e kandidatëve të PDK-së në Mitrovicë përfaqëson denjësisht çdo lagje, çdo fshat, çdo grupmoshë dhe çdo qytetar.

Tripika

Ai shkroi se bëhet fjalë për një listë me emra premtues, me integritet, përvojë dhe profesionalizëm, të cilët, sipas tij, me ndershmëri do t’i shërbejnë qytetit.

Hamza u shpreh se Mitrovica duhet të udhëhiqet nga njerëz që e ndjejnë këtë qytet dhe vuri në pah kandidaturën e Arian Tahirit, për të cilin ka shkruar se “qytetin e ka në zemër dhe qytetarin në mendje”.

Ai shtoi se është koha për të ecur përpara së bashku.

Pellini