Market Florenti
02LAJME

Hamza mbanë premtimin, detyron “Art Mall-in” ta largojë asfaltin në park

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza kishte premtuar gjatë fushatës zgjedhore se do largonte asfaltin e shtruar mbi kubëzat në parkun e qytetit nga qendra tregtare “Art Mall”, shkruan Mitropol.

Katër muaj pasi mori detyrën, Hamza realizoi premtimin. Sot, Komuna kreu largimin e asfaltit i cili ishtr kritikuar shumë nga aktivistët e shoqërisë civile dhe ambientalistët në Mitrovicë.

Tripika

Nënkryetari i Komunës, Arian Tahiri doli në inspektim të punimeve dhe falënderoi kompaninë për bashkëpunimin në largimin e asfaltit.

Tahiri theksoi se ky asfalt e dëmtonte hapsirën publike në parkun e qytetit.

Ai tha se problemi i qasjes në rrugë duhet që të zgjidhet në harmoni me planin zhvillimor komunal dhe hartat zonale.

Komuna e Mitrovicës thonë se janë të vendosur në respektim të ligjit dhe kështu do të vazhdojnë, sepse e kanë obligim.

Ndryshe, veç për asfaltin në park, Komuna e Mitrovicës u kritikua shumë edhe për rrënimin e objektit të shkollës së muzikës, njëherit shkollës së parë shqipe në Mitrovicë, tri ditë më parë./Mitropol/

Premium Store