Hamza pret të dërguarin e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach dhe ambasadorin Abott

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza ka njoftuar se sot ka pritur në takim të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach, shkruan “Mitropol”.
Bashkë me Peach në takim erdhi edhe Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, z. Nicholas Abbott me bashkëpunëtorë.
Njoftimi i plotë nga Hamza:
Sot kisha kënaqësinë të pres në takim të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach, Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, z. Nicholas Abbott dhe bashkëpunëtorët e tyre.
Në takim diskutuam për bashkëpunimin e vazhdueshëm në mes institucioneve dhe Ambasadës Britanike, si dhe shpreha mirënjohjen për bashkëpunimin e ngushtë dhe përkrahjen e vazhdueshme të Britanisë së Madhe dhe popullit britanik për vendin tonë.







