02LAJME

Hajni hyn si në filma për vjedhje parashë në një lokal në Vushtrri

FOTO ILUSTRATIVE

Një person ka hyrë i armatosur në një lokal në Vushtrri.

Weelnes

Sipas raportit të Policisë, i njejti ka hyrë për të vjedhur para, shkruan Mitropol.

Rasti u lajmërua në polici nga viktima femër kosovare e cila teksa po tentonte ta thërras Policinë i dyshuari ka ikur nga lokali.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.

Raporti i Policisë:

Vushtrri, 05.12.2021-20:50. Viktima femër kosovare, ka raportuar se derisa kishte qenë në vendin e punës, aty kishte hyr një person i maskuar i cili nga brezi kishte nxjerrë një armë dhe i kishte kërkuar para. Viktima kishte tentuar ta thërras policinë por në atë moment i dyshuari kishte dalë nga lokali dhe ikur në drejtim të qytetit. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.

Koha