Hapet thirrja për aplikim në konkursin “Kryetari i Komunës më Miqësor me Romët, Ashkalinjtë dhe Egjiptianët”

Kjo është një fushate rajonale për qytetari aktive të romëve,ashkalinjve dhe egjiptianëve në vende të cilat janë duke përjetuar probleme me përfshirjen e tyre.
Ajo synon rritjen e ndërgjegjësimit dhe ndryshimin e qëndrimeve kundrejt përfshirjes së romëve, ashkalinjve dheegjiptianëve si dhe për të kapërcyer pengesat që has procesi iintegrimit të tyre në shoqëri.
Pjesë kyçe e kësaj fushate është konkursi “Kryetari i Komunësmë Miqësor me Romët, Ashkalinjtë dhe Egjiptianët” i cili po zhvillohet paralelisht në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimordhe Turqi. Kryetarët e komunave të cilët do të fitojnë konkursetnë vendet respektive; Shqipëri, Kosovë, Mali i Zi, Serbi, Maqedoni, Bosnjë e Herzegovinë dhe Turqi, do të marrin pjesënë aktivitetet e Javës Rome, nga data 16 deri më 19 maj 2022 kudo të kenë mundësinë të takohen me përfaqësues të lartë tëDrejtorisë së Përgjithshme e Fqinjësisë dhe Negociatave përZgjerim (DG NEAR), të Komisioni Evropian.
Kjo fushatë do të fuqizojë dialogun mes komunave dhekomuniteteve egjiptian, rom dhe ashkali duke bërë të dukshmepraktikat më të mira. Përzgjedhja e “Kryetarit të komunës mëmiqësor me Romët, Ashkalinjtë dhe Egjiptianët’’ mund tëndihmojë komunitetet për të bërë realitet vizionin e tyre, sesikomunat dhe komunitetet në fjalë mund të bashkohen e tëndërmarrin një dialog mes palëve të barabarta.
Fushata do të fokusohet mbi shembujt pozitivë të Integrimit tëRomëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve. Për më tepër, kjo garëpërmes kritereve të vlerësimit, do të theksojë filozofinë e këtijprojekti mbi fuqizimin, mobilizimin dhe dialogut të barabartëmes autoriteteve lokale dhe komuniteteve përkatëse.
Konkursi do të jetë i hapur për aplikime nga data 10 .03.2022 deri më 15.04.2022, dhe do të zgjedhë në mënyrë të paanshmedhe demokratike kryetarin e komunës i cili me përpjekjet dhepunën e tij ka ndihmuar në integrimin e këtyre komuniteteve nëzonën e tij si dhe në shoqërinë shqiptare. Aplikimet do tëvlerësohen nga një juri e paanshme e cila do të përbëhet ngaanëtarë rom dhe jo rom.
Partnerët në implementimin e projektit “Romani Women Power of Change in the Western Balkans and Turkey”do të zhvillojnësesione informuese me institucionet lokale për të informuar mëtej komunave të interesuara mbi fushatën dhe format e aplikimit.
Dokumentet për aplikim:
Thirrjen e plotë mund ta shkarkoni në këtë linkhttps://bit.ly/34yFGkK
Formularin për aplikim mund ta shkarkoni në këtë link https://bit.ly/35JW02s
Formati i aplikimit dorëzohet me postë në adresën e Voice of Roma, Ashkali and Egyptians; Rr. ‘’Ali Pashë Tepelena’’, 10000, Prishtinë, Kosova, ose në e-mailin eorganizatës: info@vorae.org, deri më datën 15 prill, ora 23:59.
Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit “Romani Women Power of Change in the Western Balkans and Turkey”, financuarnga Bashkimi Evropian.








