Medi
LAJME

Haradinaj mbështet protestën e OVL-UÇK: Qëndrojmë gjithmonë në të drejtën e luftës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shprehur mbështetjen e tij për protestën e thirrur nga organizatat e dalura nga lufta të UÇK-së, e cila është paralajmëruar të mbahet më 7 gusht, shkruan Mitropol.

Haradinaj ka shpërndarë thirrjen e protestës në Facebook, duke thënë se është në përkrahje të kërkesave të tyre legjitime dhe të drejta.

Premium Store

Sipas njoftimit, protesta nis nga ora 17:00 në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë dhe mbahet kundër padrejtësisë.

Postimi i plotë:

Në mbështetje të protestës së thirrur nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, në kërkesat e tyre legjitime dhe të drejta. Qëndrojmë gjithmonë në të drejtën e luftës, në të drejtën e luftëtarëve dhe në të drejtën e popullit. Këto janë themelet mbi të cilat është ndërtuar liria jonë dhe që nuk lëkunden kurrë

Pellini