Medi
LAJME

Haradinaj – PDK-së e LDK-së: T’ia ofrojmë një mazhorancë Kuvendit e Qeverisë në të ardhme të afërt


Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, u ka bërë thirrje udhëheqësve të PDK-së e LDK-së që “në një të ardhme të afërt” ta bëjnë një mazhorancë për Kuvend e Qeveri, shkruan Mitropol.

Ai ka thënë se as seanca e orës 22:00 nuk duket se do të ketë zgjidhje.

Sipas Haradinajt, Albin Kurti është vetëm duke e shfrytëzuar emrin e Albulena Haxhiut.

“Mendoj që as kjo seancë e orës 22:00 nuk ka zgjidhje… Kjo është një thirrje publike edhe për kryetarin PDK-së, LDK-së, AAK-së, te gjithë që kanë vullnet që t’ia ofrojnë një mazhorancë Parlamentit të Kosovës në një të ardhme të afërt dhe ekzekutivit të Kosovës” është shprehur tutje Haradinaj.

Pellini