Active 2
KOSOVËLAJME

Haradinaj për Thaçin dhe të tjerët: Kosova i ka lënë total vetëm, s’ka asnjë interesim për fatin e tyre

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një intervistë në “Politiko” në Kanal 10 tha se institucionet shtetërore tashmë nuk kanë qasje në procesin gjyqësor që përfshin ish-komandantët e UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë.

Ai ka thënë se që nga fillimi Kosova ka pasur strategji të gabuar në raport me Gjykatën Speciale pasi sipas tij, Kosova çdo vit duhet ta festojë themelimin e këtij Gjykatës për të dëshmuar se nuk kemi frikë nga drejtësia.

Aurora Group

“Mendoj se e kemi strategjinë e gabuar si Kosovë në raport me gjykatën. Kosova nuk po dinë me u sjellë me këtë gjykatë. P.sh., Kosova çdo vit duhet ta feston përvjetorin e themelit të gjykatës, të tregojë që ne jemi të guximshëm, nuk frikohemi nga drejtësia.” – tha ai.

Sipas tij, shteti i Kosovës duhet të krijojë “miqësi” me Gjykatën Speciale sepse, sipas tij, krijimi i marrëdhënieve konfliktuale është strategji e gabuar.

“Ne duhet ta krijojmë një marrëdhënie miqësore me Gjykatën. A na e kana që e kemi ba, ndoshta s’na e kana edhe mund të jetë kështu. Por, duke i ikur faktit që ne e kemi krijuar këtë Gjykatë, dhe është e jona, tani Kosova të krijojë marrëdhënie konfliktuale publike, është strategji e gabuar dhe shumë e rrezikshme për të akuzuarit. As unë s’kam pasë qejf me u kriju. Procesi im ndoshta ka pasur që të zgjaste 12 vjet, unë 8 vjet i kam procese. Prandaj, unë ju bëjë thirrje krejtve, rianalizone marrëdhënien me veprimin tonë të dikurshëm. Unë s’kam pas qejf me ekzisitu. Më mirë do të ishte që Kosova t’i ofronte bashkëpunim Gjykatës dhe t’i ofronte ndihmë për ta zbardhur drejtësinë” – u shpreh Haradinaj.

Tutje ai ka thënë se Kosova i ka lënë ish-krerët e UÇK-së të vetëm dhe pa interes për fatin e tyre.

Ai tha se përveç disa improvizimeve të dështuara, mungon një qasje shtetërore për të sqaruar kontekstin e asaj që ka ndodhur.

Kosova i ka lënë total vetëm. S’ka asnjë interesim për fatin e tyre. Po flas per presidentin, kryeministrin, kryeparlamentarin dhe të tjerët. Ka disa improvizime por nuk ka qasje shtetërore me sqaru kontekstin e asaj se çfarë ka ndodhur në këtë vend. “ – ka thënë ish-kryeministri i Kosovës.

Gjatë ditës së sotme u bë e ditur se emrat e rreth 70 viktimave të pretenduara në rastin e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është bërë i ditur nga Prokuroria e Specializuar në Hagë.

Në lokacione të ndryshme të Kosovës, janë publikuar emrat e shqiptarëve e serbëve për të cilët Prokuroria pretendon se kanë qenë viktima të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kujtojmë se Gjykata Speciale është formuar në gusht të vitit 2015. Kjo është arritur përmes ndryshimeve kushtetuese të miratuara nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Disa vite më vonë, PDK-ja, AAK-ja dhe Nisma tentuan ta shpërbëjnë atë, por dështoi sepse Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje e kundërshtuan. Presion të madh ushtruan edhe partnerët ndërkombëtarë./Nacionale/

Koha