Dukato 2
LAJME

Haradinaj përkujton dëshmorët e luftës në gushtin e 1998-ës



Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK ), Ramush Haradinaj, ka përkujtuar luftëtarët që ranë dëshmorë në luftën e gushtit të 1998-ës, shkruan Mitropol.

Përmes një postimi në Facebook ai ka vlerësuar sakrificën e dëshmorëve si Bekim Berisha – Abeja, Bedri Shala, Sokol Sejfijaj, Elton Zherka, Përmet Vula, Jusuf Kelmendi.

Haradinaj përmes reagimit të tij,gjithashtu ka përkujtuar edhe dëshmorë të tjerë si: Agim Bajrami, Xheladin Kurtaj, Besnik Begunca, Din Alijaj, Asllan Rexhepaj dhe Muhamet Zenunaj.

“Luftëtarë të pashoq, trima e atdhetarë, që para jetës së tyre vendosën lirinë e Atdheut të pushtuar”, shkruan Haradinaj tutje në postimin e tij.

Weelnes