Medi
LAJME

Haradinaj takohet me shefin e zyrës së BE-së, i kërkon që Brukseli t’ia heq sanksionet Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim Përfaqësuesin Special të BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog.

Haradinaj pas takimit ka reaguar në llogarinë e tij në Facebook, të mërkurën, ku ka kërkuar që BE-ja t’i largojë sanksionet ndaj Kosovës.

Market Florenti

“Në takim ritheksova domosdoshmërinë e largimit të sanksioneve nga ana e BE-së ndaj Kosovës, për t’i hapur rrugë zhvillimit dhe integrimit evropin. Konfirmova se Aleanca do të votojë Marrëveshjet Ndërkombetare ndërsa shpreha brengosjen për stagnimin e Kosovës në proceset integruese”, ka thënë Haradinaj.

Postimi i plotë: 

Në selinë qendrore të Aleancës, me z. Tomáš Szunyog, Ambasador i Bashkimit Evropian në Kosovë, diskutuam për zhvillimet politike në vend. 

Në takim ritheksova domosdoshmërinë e largimit të sanksioneve nga ana e BE-së ndaj Kosovës, për t’i hapur rrugë zhvillimit dhe integrimit evropin. Konfirmova se Aleanca do të votojë Marrëveshjet Ndërkombetare ndërsa shpreha brengosjen për stagnimin e Kosovës në proceset integruese. 

Për Aleancën, integrimi euro-atlantik është objektivi kryesor strategjik, rrugëtim ky që duhet të kulmojë me anëtarësim në NATO dhe BE.

Premium Store