Active 2
KOSOVËLAJME

Hashim Thaçi tregon për vizitën te babai: S’mund t’i ndalja lotët, i fshiva në banjo – e gënjeva se u lirova bashkë me shokët

“Nxitimthi u gjenda në dhomën ku ishte vendosur babai. Më priste me padurim. Ashtu i shtrirë, u përqafuam gjatë, me aq forcë sa i kishte mbetur. Dukej i buzëqeshur, i emocionuar, thellësisht i prekur shpirtërisht.

Unë u ndjeva i pafuqishëm dhe i mundur – fizikisht dhe emocionalisht. Pandehja se do të qëndroja i fortë, por jo, nuk mund t’i ndalja lotët. Që të dukesha më i qetë, shpejt shkova në banjë ku fshiva lotët, duke pastruar fytyrën. Zoti më dha forcë për të përballuar ato momente.
Në dhomë ishin edhe nëna dhe Lumja. Nëna, ulur në karrigen me rrota, ishte ngjitur me shtratin ku qëndronte babai. U ula buzë shtratit.”

Dukato 1

“Me përjashtim të ndonjë gënjeshtre të padjallëzuar gjatë fëmijërisë sime të hershme, nuk e kisha gënjyer kurrë. Por atë ditë u detyrova – nga dashuria – që, kur të largohesha, ai të mos ndjehej i braktisur. Vdekja sikur nuk bënte pjesë në planet e tij mendore dhe të ndërgjegjes; edhe në ato orë ndjeva veç dashuri, aspak dëshpërim.
Disa herë më pyeti: “A je kthyer me shokët?”
Duhej t’i thosha: “Po.”
U gëzua si fëmijë.”

Premium Store