Aurora Group
KOSOVËLAJME

Hekuran Murati mundohet t’ia vë fajin sërish opozitarëve që s’janë numrat për Qeverinë

Ministri i Financave, Hekuran Murati, fillimisht ishte ankuar se partitë opozitare së bashku me Listën Serbe nuk po e votonin kryetarin e Kuvendit, ndërsa sot ka paralajmëruar se nëse nuk votohet Qeveria, do të rrezikohen buxheti dhe fondet e Bashkimit Evropian.

Për seancën e sotme, Murati deklaroi se janë dy mundësi: ose vendi do të ketë Qeverinë Kurti 3, ose do të shkojë sërish në zgjedhje, gjë që sipas tij do të rrezikonte shumë procese të rëndësishme si Buxheti, Plani i Rritjes i BE-së dhe funksionimi i institucioneve të pavarura.

Active 1

“Opsioni i dëshiruar për ne natyrisht është ai i pari,” tha Murati, duke shtuar se mbetet të shihet nëse deputetët e opozitës janë të gatshëm ta çojnë vendin në zgjedhje dhe të rrezikojnë qëndrueshmërinë e shtetit vetëm për ta kundërshtuar Albin Kurtin.

Ai përfundoi duke shprehur shpresën që, siç u shpreh ai, “të triumfojë arsyeja dhe vullneti politik tek secili deputet për të zgjedhur interesin shtetëror para së gjithash.”

Weelnes