Hiking tek “Maja e Mprehtë” në Selac në kuadër të “Green Fest 15”

Edicioni i 15-të i “Green Fest” vjen këtë vit i mbushur me plot aktivitete atraktive për të gjithë adhuruesit e sportit, por jo vetëm, shkruan Mitropol.
Në kuadër të aktiviteteve të shumëta që do të mbahen në këtë edicion, do të organizohet edhe një ecje malore në bashkëpunim me Kosovo Hiking Club.
Kjo ecje malore do të organizohet nga Selaci deri tek Maja e Mprehtë në Shalë të Bajgorës, dhe është një shteg rreth 4 km që është i moderuar dhe i përshtatshëm për të gjithë.
Të gjithë të intresuarit që dëshirojnë të marrin pjesë, aktiviteti do të organizohet me datën 17 gusht në orën 08:00.







