Historia e arkitektit Ylli Shaqiri që me “Centimetri-n” preku majat e botës nga Tavniku i Mitrovicës

Gjithçka nisi si një grup i vogël roku. Centimetër për centimetër ky grup lëvizi deri sa u shndërrua në një kompani projektimesh që emrin e mori nga kryefjala e diskutimeve mes tyre, Centimetri.
“Centimetri Architecture” është kompania e vendosur në Prishtinë që nisi me vullnetin e madh të arkitektit që doli nga Tavniku i Mitrovicës, Ylli Shaqiri.
Ai guxoi të ëndërronte në Kosovë, për dallim nga shumë të rinj të tjerë që edhe sot aspirojnë që jetën ta ndërtojnë në mërgim, shkruan Mitropol.
Sipas Shaqirit, nuk ka vend më të mirë për investim e angazhim se Kosova, vendi ynë i bukur që zotëron të katër stinët.
Arkitekti që është edhe artist i mirë në këngë e kitarë tha për “Mitropol” se këtë e flet nga përvoja, pasi edhe vet doli në mërgim me shpresën se do gjente më mirë në mërgatë, por që u bind se kthimi e investimi në vendin e vet ishte vendimi më i duhur në jetë.
Shaqiri thotë se vullnetin për jetë e për punë të mira e gjen në dashurinë që merr nga familja me të cilët kalon kohë shumë kualitative.
Kompania “Centimetri” është e pranishme me projekte në tri kontinente të botës, në gjithsej 23 shtete./Mitropol/
Për historikun e jetës dhe punës së Shaqirit, ndiqni videon e pregatitur nga Albinfo.ch me moton “Guxo të ëndërrosh në Kosovë”.
Guxo te enderrosh ne Kosove!
Rruga jone.CENTIMETRI ARCHITECTURE
.
.
.Film i fuqizuar nga @albinfo.ch
Thank You 🇨🇭Posted by Centimetri Architecture on Wednesday, April 13, 2022








