Hoxha Enis Rama prej nesër i rifillon ligjeratat javore pas namazit të akshamit në xhaminë qendrore të Mitrovicës

Hoxha mitrovicas Enis ef. Rama ka njoftuar se prej nesër rifillon mbajtjen e ligjeratave javore pas namazit të akshamit, shkruan “Mitropol”.
Ligjeratat mbahen në xhaminë qendrore “Isa Beg” në Mitrovicë dhe janë të rregullta çdo ditë të shtunë.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar!
Ju informojmë se nga nesër, ditë e Shtunë, 06.05.2023 do të rifillojmë me lejen e Allahut me ligjëratën javore.
Ligjërata fillon pas namazit të akshamit.
Allahu ju ruajtë!








