
Ngritja e çmimeve për produktet esenciale në Kosovë, ka sjellur reagime të njerëzve me profesione të ndryshme, shkruan Mitropol.
Për këtë situatë reagoi edhe hoxha nga Mitrovica, Besim Kurti, i cili kërkoi burgimin e biznesmenëve që ngritën çmimet në këtë kohë.
Përveç kësaj, ai kërkoi që qytetarët t’i bojkotojnë marketet të cilat i ngritën çmimet në këtë periudhë duke e shfrytëzuar këtë situatë.
Reagimi i plotë i hoxhës:
Këto bizneset që kanë krijuar panikë {së bashku me disa (b)analistë} dhe e kanë keqpërdorur maksimalisht situatën, nuk mjaftojnë dënimet me pare! Duhet burg për ta dhe të publikohen emrat e tyre dhe të bojkotohen nga konsumatorët!
Gjithashtu atyre (b)analistëve t’u ndalohet të dalin në media për shtunë e 700 vjet!








