Hoxha nga Prishtina uron Trepçën për fitoren – Urime Trepça! Kush e jep maksimumin, Zoti nuk ia humb mundin

Hoxha Labinot Maliqi i cili shërben si imam në Prishtinë ka uruar dje fitoren e ekipit mitrovicas KB “Trepça” për ndeshjen karshi KB “Sigal Prishtina”, shkruan “Mitropol”.
Maliqi ka thënë se Zoti nuk ua humb mundin atyre që jepin maksimumin.
“Urime Trepça! Kush e jep maksimumin, Zoti nuk ia humb mundin. ⚒️”, shkroi ai.
Ndeshja e djeshme mes dy ekipeve ishte përcaktuese e finalistit të dytë të Superligës së Kosovës në basketboll./Mitropol/







