
Hoxhallarët nga Mitrovica sot janë mbledhur dhe kanë diskutuar për muajin e shenjt të Ramazanit, shkruan Mitropol.
Në mbledhjen e mbajtur nga KBI në Mitrovicë janë diskutuar aktivitetet që do të realizohen përgjatë muajit të Ramazanit.
Këtë mbledhje e ka udhëhequr kryetari i KBI në Mitrovicë Enis Rama, ndërsa pikat e diskutimit janë postuar në një postim në Facebook.
Postimi i plotë:
Sot me datë 17.03.2022, KBI në Mitrovicë në vigjilie të muajit të Madhërishëm të Ramazanit, mbajti një mbledhje të zgjeruar me Imamët dhe administraten e KBI- Mitrovicë.
Në këtë mbledhje e cila u kryesu nga Kryetari i KBI-së, Enis ef Rama u diskutu projekt propozimi i aktiviteteve të Ramazanit i pregaditur nga Kryeimami.
Diskutimi ishte konstruktiv dhe të gjithë u dakorduan qe në këtë muaj duhet të shtohet aktiviteti.
Imamet dhanë sygjerimet dhe propozimet e tyre në mënyrë që projekt propozimi i aktiviteteve të jetë gjithpërfshirës dhe i larmishëm.
Poashtu, u diskutua edhe për qështjen e sadakatul Fitrave, e që Keshilli i Bashkesise Islame do të angazhohet në grumbullimin e tyre per nevojat e institucioneve eduaktivo arsimore Medreseve dhe FSI-së.
Një qështje tjetër e cila u diskutua ishte edhe qështja e SOFRËS SË RAMAZANIT, e cila do të organizohet nga Shoqata Bereqeti.







