
Hoxha mitrovicas, Enis Rama ka publikuar një libër të ri të cilin e ka emërtuar “Myzhde Agu”.
Siç njofton i biri i hoxhës, Amar Rama, libri është një përmbledhje përsiatjesh mëngjesore, transmeton Mitropol.
Emërtimi “Myzhde Agu” i është dhënë librit me bindjen se përgëzimi ose lajmi i mirë është esenca e mesazhit hyjnor. “Agu” në titull përçon idenë e dritës së mëngjesit dhe kuptimin e nisjes së ditës me informatat e duhura për organizimin e jetës dhe përcaktimin e prioriteteve.
“Këtë libër mund ta porositni online nga nesër në faqen https://myzhdeagu.shop/ si dhe mund ta gjeni tek libraritë islame Gami në Prishtinë si dhe Al-Jilbab në Prishtinë dhe Mitrovicë”, tha Rama./Mitropol/








