Active 2
LAJME

Humanisti Halil Kastrati fton qytetarët t’i bashkohen protestës nesër


Humanisti Halil Kastrati ka ftuar qytetarët të bashkohen sa më masivisht në protestën e nesërme kundër Gjykatës Speciale, shkruan Mitropol.

Kastrati iu ka bërë thirrje qytetarëve për protestë përmes një postimi në Facebook.

Sipas tij, qytetarët duhet të jenë të bashkuar për drejtësi, për UÇK-në dhe për të vërtetën.

Postimi i plotë:

“Kur padrejtësia bëhet ligj, protesta bëhet detyrë!”

Thirrje për protestë madhështore paqësore!

Kosova ka nevojë për zërin tonë!
Padrejtësia po troket te UÇK-ja!

Të bashkohemi, paqësisht dhe me dinjitet, për t’i dalë zot gjakut të dëshmorëve dhe sakrificës për liri!

📍 7 Gusht – Ora 17:00 – Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë

Ejani të gjithë!

Le të jemi bashkë për drejtësi, për UÇK-në, për të vërtetën!

Koha