
Gani Berisha nga fshati Kçiqi i Madh ka dalur nga shtëpia dhe nuk është kthyer më, shkruan Mitropol.
Rasti është bërë i ditur nga faqja e fshatit Kçiq i Madh në facebook.
Aty thuhet se familja e Ganiut nuk e ka parë atë tash e sa ditë dhe kërkon ndihmë për ta gjetur atë.
Postimi i plotë:
Ka dal nga shtëpia e nuk është kthyer Gani (Idriz) Berisha vëllai i arsimtarit Qerim Berisha – kush e sheh të lajmërojë policinë apo familjen
Familja Berisha nga Kçiqi i Madh ka njoftuar se anëtari i saj Gani (Idriz) Berisha (75 vjeçar) ka dal sot paradite , rreth orës 9.00 apo 10.00 nga shtëpia edhe nuk është kthyer më.
Ai është i thinjur , me gjatësi rreth 176 cm dhe besohet se ka pasur veshur një jakne të verdhë dhe mban pantallona ngjyrë të zezë stofi veshur.
Kjo është hera e parë që ai ka dal nga shtëpia dhe nuk është kthyer në kohëzgjatje më shumë se gjysmë ore. Ai nuk është shumë komunikativ edhe është shumë i përmbajtur.
Familja apelon kush e sheh të lajmëroj stacionin më të afërt policor apo edhe familjen në numrin kontaktues 044384188.








