Medi
02LAJME

I mërdhiu punëtorët pa nxemje, Inspektorati i Punës dënon me 7500 euro “Viva Fresh” në Shupkovc të Mitrovicës (DOKUMENT)

Zbarkimi i Inspektoratit të Punës të Mitrovicës në kuadër të ministrisë së Financave, Punë dhe Transfereve në supermarketin “Viva Fresh” në Shupkovc të Mitrovicës para disa ditësh kishte gjetur një mal të tërë shkeljesh.
Veriu.info kishte raportuar ekskluzivisht për këtë kontrollë të inspektorëve të punës në “Viva Fresh” nê Shupkovc duke sjellur edhe video nga vendi i ngjarjes.
Bazuar në këtë inspektim të kryer më 10 mars 2022 Inspektorati i Punës ka nxjerrë gjobë për marketin “Viva Fresh” i përfaqësuar nga drejtori Xhevdet Rexhepi.
Gazeta Online Veriu.info ka siguruar dënimin e Inspektoratit të Punës ndaj “Viva Fresh” në vlerë prej 7500 euro.
Marketi është dënuar për tre shkelje të rënda të Ligjit të Punës që lidhen me shkeljen flagrante të të drejtave të punëtorëve.
Në arsyetimin e Inspektoratit të Punës nënvizohen shkeljet e “Viva Fresh” ndaj punëtorëve të cilët detyrohen të punojnë pa nxemje në një kohë të ftohtë.
Po ashtu Inspektorati ka gjetur shkelje tjera si mungesa e daljes emergjente në rast rrezikshmërie për punëtorët ku vërehet se dalja Exit të çon në daljen kryesore të marketit.
 Ja vendimi i Inspektoratit të Punës:
Koha