Pellini
02LAJME

I riu në Vushtrri kapet mat nga Policia, i gjejnë drogë në trup

Përdorimi i substancave narkotike ka marrë përmasa shqetësuese në Kosovë. Ato po përdoren me të madhe, sidomos nga të rinjtë të cilët shpesh kapen në flagrancë nga Policia. Një rast i tillë ka ndodhur edhe mbrëmë pas mesnate në Vushtrri.

Sinjali mëson se gjatë patrullimit në një pikë kontrolli, Policia ka ndalur një veturë ku te njëri nga pasagjerët ka gjetur një sasi të substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Premium Store

22-vjeçari është arrestuar dhe më pas është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku me vendim të prokurorit ndaj tij është iniciuar rasti ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge’.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.

Active 1