
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka shpalosur planet për javët, dhe muajt e ardhshëm në krye të institucionit që udhëheqë.
Të gjitha këto në pika të shkurtëra i ka prezentuar në një intervistë për TV Dukagjini vet Idrizi.
Ai ka thënë se kabineti i tij kompletohet para vitit të ri ndërsa pret që pastaj ta miratojnë buxhetin për vitin 2022.
“Para vitit të ri mendojmë të kompletojmë kabinetin, dhe menjëherë na pret miratimi i buxhetit për vitin 2022 sepse e kemi buxhetin e pa miratuar” ka thënë Idrizi.








